Kosova & Rajoni

Liberalizimi i vizave ngec sërish, BE tjetër kusht Kosovës, Hahn: Luftoni krimin

23 Mars 2018, 13:11| Përditesimi: 23 Mars 2018, 14:32

  • Share

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi në Bruksel, ka thënë se luftimi i krimit të organizuar është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave, pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi demarkacionin.

Presidenti Thaçi, pas takimit me komisonerin Hahn, tha se ‘Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim’. Nga ana tjetër Hahn përmendi luftimin e krimit të organizuar për liberalizimin e vizave, shkruan 'zeri'.

“Presidenti Thaçi ka konfirmuar vazhdimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar. Kjo është mënyra më e mirë  dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerim

Ai po ashtu i ka thënë Presidentit Thaçi se ratifikimi i Demarkacionit ishte një hap i rëndësishëm për sigurimin e lëvizjes së lirë dhe rrugës evropiane. Thaci gjendet në Bruksel për të vazhduar dialogun në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai sot do të takohet me Presidentin serbe, Aleksander Vuçiç.

Komento

Komente

  • riki: 25/03/2018 13:23

    ahhh cpo tallim by...keta te BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?