Edi Rama

Kosova & Rajoni

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: Hap i stërvonuar, uroj që PE të mos mendohet

18 Korrik 2018, 19:51| Përditesimi: 18 Korrik 2018, 19:53

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Brukselit për të rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën. Rama e cilëson si një hap pozitiv, por shumë të vonuar, ndërsa shton se Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën.

Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën

Edi Rama

Komisioneri i BE-Dimitris Avramopoulos  deklaroi sot nga Brukseli se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit.

Komento

Komente

  • Gege Kosova: 19/07/2018 08:18

    Kosva dhe shqiptaret e Kosoves, nuk kane merituar te ngelen te fndit per liberalizim. keshtu siç ndodhi e po vazhdon te ndodsh,duke i "torturuar" politikisht si popull fajtor me mangesi kushtesh per liberalizim.ur Kosova dhe shqiptaret kendej Drini, ishin 87 vjet(1913-1999), te "falur nga Perandoria Osmane" dhurate dhunes barbare mesjetare ortodokse serbe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?