Presidenti Hashim Thaçi

Kosova & Rajoni

Liberalizimi i vizave, Thaçi: Së shpejti, hapa konkret nga BE

14 Maj 2018, 22:34| Përditesimi: 14 Maj 2018, 22:39

  • Share

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një nga kriteret kyçe për liberalizimin e vizave.

Kosova ka qenë vend me fat që sistemin e drejtësisë kanë udhëhequr autoritetet e OKB-së pastaj misioni dhe rendi i ligjit evropian, EULEX-i. Në kuadër të kësaj, Kosova ka arritur rezultate të prekshme në luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në takimin në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe në takimet me  Federica Mogherinin dhe komisionerin, Johannes Hahn në bisedën e fundit që e zhvillova një ditë para takimit me kancelaren Merkel, është vlerësim i përgjithshëm, të gjithë janë të impresionuar me arritjet e drejtësisë kosovare.

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës

Thaçi në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se Kosova qëndron shumë më mirë në këtë fushë, nëse krahasohet me vendet në rajon si Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria. I pari i vendit është shprehur shumë optimist se kosovarët do të lëvizin pa viza gjatë këtij viti.

Në 95 kritere që i janë kërkuar Kosovës për vizat, duke përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova i ka implementuar. Në qershor do të del rekomandimi derisa qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda vitit. Në BE por edhe kryeqytetet si Berlini dihet se kjo çështje e vonuar. BE do të lëvizë me hapa konkret, në të ardhmen e afërt. Një kryeqytet vetëm nuk e merr atë vendim, është proces i koordinuar i shteteve anëtare sepse vendimi duhet të jetë unik”. “Shoh atmosferë të mirë, shoh optimizëm në të gjitha kryeqytetet.

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?