Bota

Libi, raketa franceze në duart e rebelëve të Khalifa Haftar, Parisi mohon shkeljen e embargos

11 Korrik 2019, 15:22| Përditesimi: 11 Korrik 2019, 15:59

  • Share

Orë të sikletshme po kalon presidenca e Macron pas zbulimit të katër raketave franceze anti-tank në Gharian, në një bazë të humbur nga forcat rebele të Khalifa Haftar, 100 kilometra larg nga Tripoli.

Lajmi i bujshëm fillimisht u shpërnda nga New York Times që, duke raportuar përfundimet e një hetimi të Pentagonit, kishte zbuluar praninë e këtyre armëve, të shitura nga Shtetet e Bashkuara në Francë në vitin 2010.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes franceze ka folur për raketa të dëmtuara dhe jashtë përdorimit, të destinuara për të mbrojtur një njësi ushtarake franceze anti-terroriste dhe të depozituar përkohësisht për çmontimin.

Pavarësisht sqarimit, disa pyetje për raketat franceze ende mbeten. Pse atëherë nuk u shkatërruan? Si ranë në duart e Haftarit? A ka shkelur Franca embargon e armëve të OKB-së ndaj Libisë?

Rasti i zbuluar ngre dyshime ndaj Parisit, i akuzuar shpesh për mbështetje të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të udhëhequr nga Fayez al-Sarraj, e mbështetur fshehurazi nga Haftari.

Forcat e gjeneralit Haftar aktualisht po luftojnë për kontrollin e qytetit. Beteja për Tripolin nisi kur forcat e gjeneralit Haftar filluan një sulm në muajin prill.

Komento

Komente

  • adamo311: 12/07/2019 04:02

    Franca ka shkelur embargon??? Franca kriminele??? JO,JO,JO...Franca nuk bene gjera te tilla! Ju mund te theksoni se Franca i ka shitur (dhuruar) Iranit centrifugat per pasurimin e URANIUM-it, por shumen prej 150.000.000.000 (miliardeve, 1.800.000.000 $ in CASH) kane grumbulluar USA-Obama, GB-Cameron, GER-Merkel, e aleatet e tyre, ne menyre qe ISIS te lufton pa-nderprere dhe destabilizon rajonin!!! Kjo eshte nje arsyje perse mediat e luftojn POTUS-in!!! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?