Pas Vlorës, libraria më e madhe lundruese në botë shkon në portin e Durrësit! ‘Logos hope’ udhëton me 5000 tituj librash në 150 vende

7 Tetor 2022, 17:01| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 19:20

  • Share

Libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope” ka pritur dashamirësit e librit në qytetin e Durrësit. “Logos Hope” ka më shumë se 5 mijë tituj librash dhe po zhvillon një tur në portet e Mesdheut, ku pas Vlorës mbërriti në Durrës. Mes 400 vullnetarëve të ekuipazhit është dhe Armalido Kodra.

“Prej 11 muajsh  vullnetar duke vizituar shumë vende dhe duke çuar më tej misionin e kësaj librarie. Librashitës”, thotë ai.

“Nevoja për ta prekur librin fizikisht po bëhet edhe më e madhe pasi teknologjia ka fituar terren më shumë seç duhet, duke shkëputur njeriun nga ndjesitë”, shprehet Mariza Ikonomi, këngëtare.

Qytetarët kanë mundësi të blejnë libra në gjuhë të ndryshme të botës, duke zgjedhur mes qindra autorëve, përfshirë dhe ata shqiptarë. Libraria lundruese do të jetë e hapur deri më datë 18 tetor në kalatën numër 4 të portit të Durrësit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?