Kronikë
Top 24

Librat anti-shqiptare, Rektori i Universitetit të Gjirokastrës: S'i kërkuam ne, distancohemi nga veprimi i Panajot Barkës

17 Dhjetor 2018, 15:45| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 18:14

  • Share

GJIROKASTËR - Rektori i Universitetit "Eqerem Çabej", Bektash Mema, ka reaguar pas ndalimit në Kakavijë të Panajot Barkës, shef i departamentit të greqishtes, të cilit iu gjetën në bagazhin e makinës libra për Vorio-Epirin duke tentuar t'i fusë në Shqipëri (Lexo këtu). Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se, Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga akti i Barkës, duke shtuar më tej se, "librat shefi i departamentit të Gjuhës greke i kishte për përdorimin e tij personal dhe jo për bibliotekën e Universitetit, pasi nuk ka pasur një kërkesë të dorëzuar në departament". Universiteti sqaron gjithashtu se me lajmin e ndalimit të Barkës është njohur përmes mediave.

Deklarata e plotë: 

Deklarata e Rektorit të Universitetit Eqerem Çabej

Nga ana tjetër, në një bisedë telefonike për "Shqiptarja.com" studiuesi Panajot Barka ka sqaruar se shkoi në doganën e Kakavijës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, për të marrë tre kuti me libra të dërguara nga Universiteti i Janinës. Ai mohon që tekstet e sjella nga Greqia të kenë përmbajtje antishqiptare.

"Librat i kam deklaruar në doganë me vullnetin tim të plotë. Doganierët më shpjeguan procedurën që ndiqet sa herë që përballen me raste të ngjashme. Ishin doganierët ata të cilët hapën kutitë dhe panë librat. Ndërkohë më vonë në procesin e kqyrjes së librave u përfshi edhe policia gjë për të cilën nuk e mora vesh përse. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se asnjë prej këtyre librave nuk ka përmbajtje anti-shqiptare,"-deklaroi Panajot Barka për "Shqiptarja.com".

Pas ndalimit në doganë, librat i janë çuar Prokurorisë së Gjirokastrës ndërsa studiuesi Barka dhe bashkëshortja e tij janë lënë të lirë. 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Proka: 18/12/2018 14:07

    Jo more, i lajmeroi ne dogane pasi e dinte se do kapej ne "korpus delikti" pra i zene ne veper,shkurte e shqip. Ky zot. Meriton aktakuze per shpendarje propagandistike antishteterore.

    Përgjigju
  • Pano: 17/12/2018 23:52

    Po pse se fusni brenda kete qen po e lini te livadhis si ti doje qejfi. Te dhjefsha SHIKun legena, vetem per llonxhe e keni trurin.

    Përgjigju
  • memento mori: 17/12/2018 20:19

    po pse ia keni hequr te drejten e informinit ketij punonjesi zyrtar, pse beni kaq padrejtesira ndaj minoritareve te natyralizuar,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?