Foto nga librat

Librat e gjuhës shqipe zënë vendin e tyre special në bibliotekën e Hanias në Greqi, mes tyre abetarja

24 Mars 2021, 11:37| Përditesimi: 24 Mars 2021, 11:40

  • Share

GREQI- Në bibliotekën e Hanias, në Kretë të Greqisë kanë zënë vendin e tyre special disa libra të gjuhës shqipe, mes tyre edhe abetarja.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook nga faqja zyrtare e bibliotekës, ato janë një donacion nga presidenti i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Hania.

Në postim shkruhet se ky donacion shton bashkëpunimin dhe në të njëjtën kohë inkurajon fëmijët shqiptarë të vizitojnë bibliotekën dhe të marrin libra, kur pandemia të ketë marrë fund.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?