Për këtë vit shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të pestë, janë pajisur me libra falas. Këta libra janë përdorur nga nxënësit e një viti më parë, të cilët i kanë kthyer pasi kanë përfunduar vitin shkollor. Përjashtohen këtu nxënësit e klasave të para, të cilët për çdo vit përfitojnë tekste të reja.
Por një nga problematikat që lind nga një proces i tillë është fakti që librat që janë dorëzuar në fund të vitit nuk janë fshirë plotësisht dhe nuk janë në kushte të mira, duke krijuar vështirësi në përdorim për nxënësit që i përdorin sërish.
“Arsyeja e vetme është sepse librat janë të përdorur. Një pjesë e librave janë munduar të fshihen, ndërsa një pjesë jo, dhe vajza në këtë rast e ka shumë të vështirë që të gjejë zgjidhjen të themi të problemit në matematike apo edhe të shkruaj në gjuhë. Prandaj mendoj që është vendimi më i mirë pavarësisht se ka kosto. Unë i kam blerë vetëm gjuhën dhe matematikën, pjesën tjetër të librave do mundohem ta sigurojmë pak më vonë. Të dyja së bashku kushtuan 1000 lekë”- u shpreh një prindi.
Gjithashtu, ripërdorimi i librave bën që çdo vit të përdoren të njëjta modele tekstesh, duke mos pasur mundësi për përzgjedhjen e teksteve që i përshtaten më së miri fëmijëve. Botime të ndryshme për librat e nxënësve të arsimit parauniversitar, janë të nevojshëm, që mësuesit të zgjedhin për të punuar me tekste që ndihmojnë në formimin e nxënësve.
Sigurishtqë librar duhet të mirmbahen e të ruhen nga nxënësit, e të dorëzohen në fund të vitit,,Në të kundërt prindi paguan nëse dorëzohen në gjendje jo të mir.Ky ësht ligji në Norvegji ku jetojm.Cësht ky budallik!? Duhen shum lloj tekstesh per te zgjedhur...
Përgjigju