Libri i plotësuar. Foto e publikuar nga Erisa Xhixho 

Librat falas, Xhixho: Gënjeshtër, mijëra nxënës do e nisin shkollën me tekste të përdorur

28 Gusht, 18:42| Përditesimi: 28 Gusht, 19:52

  • Share

TIRANË- Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka rikthyer në vëmendje çështjen e pajisjes së nxënëseve me libra falas. Për deputeten e PL, kjo është thjesht një gënjeshtër, pasi librat që marrin falas nxënësit janë të përdorur dhe jo të rinj.

Krahas postimit në Facebook, Xhixho ka ndarë edhe një foto të një libri të plotësuar, ndërsa shkruan se këto libra falas janë të papërdorshëm pasi janë të plotësuar. Kjo sipas saj, detyron familjet që rë blejnë tekste të reja nga e para.

“Boll me mashtrimin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut çdo  fillim viti shkollor për libra falas për nxënësit.  E vërteta është që librat janë TË PËRDORUR dhe JO të rinj.

Mijëra nxënës në gjithë Shqipërinë do ta nisin vitin e ri shkollor me tekste të vjetra. Përtej propagandës false për tekste falas, asgjë nuk ka ndryshuar. Librat falas janë të papërdorshëm, çka i detyron  prindërit të blejnë tekste të reja nga e para”, shkruan Xhixho.

Xhixho shkruan se vetëm nga klasa e parë e dytë dhe e tretë i merr librat e rinj, ndërsa thotë se ka edhe mungesa tekstesh. Pl kërkon pajisjen e të gjithë nxënësve me tekste të reja.

“Pajisja me tekste të reja falas e 238 000 nxënësve është një gënjeshtër e madhe. Tekste të reja falas kanë vetëm klasat I-III, edhe ato me mungesa, ndërkohë nga klasa e IV-IX  janë të përdorur dhe jashtë funksioni që e bëjnë të pamundur që fëmijët të punojnë me to.

Partia e Lirisë ka kërkuar prej kohësh pajisjen me tekste falas të rinj për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar deri në klasën XII, por një qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet arsimin, zgjedh të mashtrojë sepse paratë i duhen për skemat korruptive si inceneratorët”, shkruan Xhixho.

Libri i plotësuar. Foto e publikuar nga Erisa Xhixho 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 28/08/2024 22:32

    Erisa Xhixho genjeshtare dhe mashtrues te vertet ne Shqiperi jane ti personalisht dhe i dashuri jot Like super hajduti mashtruesi i pa fytyri fshatari bashkfshatari jot skrapalliu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?