Librat shkollor falas/ PD: Mashtrim! Kushtojnë sa 3-fishi i ndihmës ekonomike

5 Shtator 2019, 11:15| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 17:25

  • Share

TIRANË- Në nisje të vitit të ri shkollor, PD-ja ka shtuar akuzat për qeverinë Rama, ku në fokus ka qenë skema e dhënies së librave falas. Nëpërmjet ish-deputetes, Orjola Pampuri, PD-ja deklaron se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë, sipas së cilëve, fëmijët nuk do i marrin librat falas, por prindërit duhet të paguajnë shuma të mëdha. Në vëmendje risillet edhe nisma e 'riciklimit' të teksteve, ku librat shkollorë kalonin brez pas brezit, por edhe kjo, sipas Pampurit ishte një hap i dështuar.

Reagimi i saj, mbyllet duke bërë thirrje për largimin e kësaj qeverie me në krye kryeministrin Edi Rama, si "e vetmja rrugë për t'u kthyer dinjitetin shqiptarëve".

Deklarata e Plotë
Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike, pra kane patur fatin e mire ta perfitojne ate, mes shume peripecive, librat u kushtojne sa thuajse tre fishi i saj. Dhe me konkretisht librat per klasen e shtate kushtojne 8061 leke te reja, le t'i shtojme kesaj shume edhe mjetet e shkolles, te cilat kane nje vlere me vete, fillimi i vitit te ri shkollor shnderrohet ne makth per prinderit, te cilet nuk kane asnje alternative tjeter vecse t'i blejne me cdo kosto.

Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma per tekste shkollore falas, hap qe ishte i deshtuar qe ne fillim me propozimin e 'riciklimit' te teksteve duke i kaluar ato tek njeri tjetri vit pas viti me kushtin qe te ishin te pashenuara e pademtuara, ky nje rikthim 35 vite me pare. Asnje hap perpara, vec rikthim pas, per qytetaret e pasuri marramendese per nje grusht njerezish rreth mashtruesit ne krye te vendit. Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t'i veshur mire, per t'i ushqyer mire, per t'i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.

Asnje hap pas, per te larguar kete qeveri mashtruesish e per t'i rikthyer dinjitetin e shpresen qytetareve te ketij vendi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?