Një mjek në spitalin e Librazhdit është vënë nën hetim në gjendje të lirë pas kallëzimit të një 42-vjeçareje për neglizhencë. Sipas policisë, 42-vjeçarja ka pretenduar se mjeku ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, i cili ka ndërruar jetë në spital më datë 31 gusht.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Neglizhenca në trajtimin mjekësor", për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, më datë 27.08.2025, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025. ", thotë policia.
Komente
