Kronikë

Banorët e Hotolishtit protestë për rrugën e re Elbasan-Qafë Thanë! Do të bojkotojmë zgjedhjet e 11 Majit nëse nuk na plotësohen kërkesat

27 Prill, 10:40| Përditesimi: 27 Prill, 16:22

  • Share

2 muaj pas peticionit që i drejtuan ministres së infrastrukturës Belinda Balluku, e që mbeten në pritje të përgjigjes, anorët e fshatit Hotolishtit dolën këtë të diel për të dytën herë në protestë në rrugën kombëtare Librazhd-Përrenjas.

Për të kërkuar zgjidhje për problemin madhor, pasi thonë se projekti i rrugës “Elbasan-Qafë Thanë”, i ndan në mes fshatin, për rreth 60 minuta ata bllokuan rrugën.

Nuk munguan edhe momentet e tensionit me forcat e rendit.

Shqetësimi më i madh i banorëve lidhet me procesin e shpronësimeve, që sipas banorëve është në vlera qesharake dhe nuk pasqyron vlerën reale të pronave të tyre. Projekti parashikon një shpërblim prej 250 euro për metër katror.

Pas ndërhyrjes së policisë banorët liruan aksin kombëtar, ndërsa premtuan se të drejtën do të vijojnë ta kërkojnë.

Fund shkurtin e kaluar, banorët e hotolishtit dorëzuan një peticion me 511 firma në Bashkinë e Librazhdit, që i drejtohet ministrisë së infrastrukrës, ku kërkuan që rruga të devijohet në luginën e Shkumbinit.

Të shqetësuar për shtëpitë, bizneset që pritet të shemben dhe tokat bujqësore që do shkatërrohen, banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 Majit.

Aktualisht makineritë dhe punëtorët e kompanisë ndërtuese po punojnë për hapjen e trasesë në segmentin Elbasan-Papër-Ura e Grykshit dhe më pas do të vazhdojnë drejt Hotolishtit. Nuk ka ende reagim nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës për protestat e vazhdueshme të banorëve të Hotolishtit.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?