Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Librazhd, bie në kontakt me korrentin, vdes punëtori i mirëmbajtjes së rrugës

17 Shtator 2018, 19:46| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 19:50

  • Share

LIBRAZHD –Një 24-vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë, pasi aksidentalisht ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, D.L. 24 vjeç, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës gjatë punës në fshatin Xhyre në Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Ai është dërguar pa shenja jete në spitalin e Librazhdit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?