Parku Kombëtar i Shebanik-Jabllanicës

Kronikë

Librazhd/ Dy turistë zviceranë humbin rrugën në Parkun Kombëtar të Shebenikut, shpëtohen nga policia

11 Tetor, 13:54| Përditesimi: 11 Tetor, 18:12

  • Share

Dy turistë zviceranë kanë humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut në Librazhd.

Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit, efektivët janë nisur ku drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Së bashku me policinë, në terren kanë shkuar edhe punonjës të zonave të mbrojtura.

Policia njofton se pas disa orë kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore

 

"Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura.

Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura", thuhet në njoftimin e policisë.

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?