Librazhd-Policia e Librazhdit ka vendosur në pranga një 33-vjeçare dhe bashkëpunëtorin e saj 32-vjeç pasi iu morën me dhunë sendet personale, 2 personave.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar, pasi ka blerë një celular të vjedhur nga 2 të rinjtë.
Të arrestuarit janë identifikuar si Vatë Kolndreu, Migena Kodhelaj dhe Emirjon Shpendi.
Blutë sekuestruan sende personale dhe 4 celularë, të dyshuara të vjedhura, automjeti, veshje të ndryshme dhe kapuç, që përdornin 2 të arrestuarit.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Partners in crime".
Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
V. K., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim;
E. Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura".
Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit M. K. dhe V. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 2 vjedhje në fshatin Sheje, konkretisht:
-Më datë 25.07.2025, i kanë marrë me dhunë portofolin me një shumë parash, një 68-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë;
-Më datë 27.07.2025, i kanë marrë me dhunë çantën dhe celularin, një 62-vjeçareje, e cila është dëmtuar lehtë. Ajo ka marrë mjekim në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Celularin që ia kanë vjedhur 62-vjeçares, ata ia shitur shtetasit E. Sh.
Gjatë operacionit janë sekuestruar celulari i blerë nga shtetasi E. Sh. dhe 3 celularë që i janë gjetur autorëve, të cilët dyshohen të vjedhur, çanta e vjedhur, automjeti që përdornin autorët, të cilin e kishte marrë me qira shtetasiV. K. dhe veshje të ndryshme që dyshohet se ata i përdornin gjatë vjedhjeve.
Vijonë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente

Cfare halabakesh?! Turp t'i futesh dhe ne burg keta, kane nevoje per ndonje spital te shendetit mendor, pasi qenkan ca te vonuar menderisht.
Përgjigju