Foto ilustruese

Kronikë

Librazhd/ Gruaja tenton vetëvrasjen duke konsumuar pesticide, arrestohet bashkëshorti, dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike

25 Maj 2024, 12:01| Përditesimi: 25 Maj 2024, 12:03

  • Share

LIBRAZHD – Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit, dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti S.K., ka konsumuar pesticide duke tentuar vetëvrasjen. Ajo tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.  

‘Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.’, njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?