Foto ilustruese

Kronikë

Librazhd/ I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari

16 Maj, 13:45| Përditesimi: 16 Maj, 13:46

  • Share

Librazhd- Një 21-vjeçar ka rënë në prangat ë policisë pasi i vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajcë më 10 maj.

Si pasojë e zjarrit u shkaktuan vetëm dëne materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: 

O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?