Librazhd- Ndezi zjarr në pyllin e fshatit Xhyrë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë, identifikohet dhe merret nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës, autori i dyshuar i krimit.
Policia vendore bëri sot me dije (31 korrik) se i akuzuari është R. B., banues në fshatin Xhyrë.
“Nga hetimet dyshohet se i mituri ka ndezur zjarr në pyllin e fshatit Xhyrë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apeloi për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.
“Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, kujtoi institucioni ligjzbatues.
Komente
