Thikat e sekuestruara

Kronikë

Librazhd/ Kërcënoi me thikë bashkëfshatarin pasi tentoi ta ndalonte të drejtonte makinën i dehur, arrestohet 53-vjeçari

8 Mars, 12:29| Përditesimi: 8 Mars, 12:33

  • Share

Një 53-vjeçar në fshatin Floq, është vendosur në pranga nga policia e Librazhdit për shkak se kërcënoi me thikë bashkëfshatarin e tij pasi tentoi ta ndalonte të drejtonte makinën i dehur.

Blutë sekuestruan 2 mjete prerëse (thikë) që gjetën në automjetin e tij si provë materiale.

“U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.     

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?