Librazhd- Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis. Një person në Librazhd ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë kanabis sativa.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i këtij fshati, për shpërdorim të detyrës.
Fidanët e kanabisit u asgjësuan nëpërmjet djegies.
"Si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me dronë, si dhe i hetimeve me metoda proaktive, që po kryhen në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd konstatuan dhe goditën një rast në këtë fushë.
Për rastin u vu në pranga shtetasi J. R., pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh..
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd", informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Komente
