Librazhd- Një familje me tre anëtarë ka pësuar aksidentnë aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd, ku mjeti tip "Nissan" ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit identifikuar si L.R., 41 vjeç dhe dy pasagjerët (bashkëshortja dhe djali) F.R., 41 vjeçe dhe O.R., 7 vjeç, të gjithë banues në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.
Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Prrenjasit ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Së fundmi vendi ka shënuar shifra të frikshme sa i përket viktimave në aksidente, sipas shifrave të publikuara në INSTAT në vetëm 7 muaj në vend janë shënuar më shumë se 120 viktima
Njoftimi i plotë i policisë:
Librazhd
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Qafëthanë-Librazhd, mjeti tip "Nissan" me targa HMB 2789, me drejtues shtetasin L.R., 41 vjeç, banuese në lagjen “5 Maji” Elbasan, ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët( bashkëshortja dhe djali) shtetasit F.R., 41 vjeçe dhe fëmija O.R., 7 vjeç banues në lagjen "5 Maj", Elbasan.
Të dëmtuarit u transportuapër ndihmë mjekësore në spitalin e Prrenjasit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Komente
