Dy punonjës të Bashkisë së Librazhdit kanë pësuar një aksident me makinë në Njësinë Administrative Lunik të fshatit Letem teksa po shoqëronin fadromën për hapjen e rrugës nga dëbora. Fatmirësisht punonjësit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Bashkia e Librazhdit, e cila ka postuar pamje nga aksidenti në faqen e saj zyrtare në një rrjet social. Nga fotografia në fjalë, makina e bashkisë shfaqet e përmbysur teksa dy persona po mundojnë të nxjerrin nga mjeti punonjësit e institucionit.
Komento
Komente
