LIBRAZHD- Katër persona kanë vjedhur një supermarket dhe një market në lagjen numër 1 të qytetit të Librazhdit. Paraprakisht bëhet me dije se autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur të marrin një sasi prej rreth 55 000 lekë dhe steka me cigare të markave të ndryshme, e më pas janë larguar me dy automjete me targa false.
Dyshohet se ky grup ka qenë i armatosur dhe grabitja ka ndodhur në një kohe shumë të shkurtër, duke u shkaktuar pronarëve të këtyre dy bizneseve të identifikuar me inicialet A.K., dhe B.Q.,m një dëm të madh.
Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve të këtyre bizneseve. Pak muaj më parë, në Librazhd u regjistruan disa vjedhje të tjera të bujshme, mes të cilave edhe vjedhja për herë të tretë e një argjendarie.
Ngrihu Enver djali qe beje zap minjtë dhe me 10 police(10 rroga) mbaje rendin! Ngrihu Enver djali!
Përgjigju