Foto ilustruese

Kronikë

Librazhd/ Tentoi të kryente marrëdhënie me 25-vjeçaren, arrestohet autori

12 Korrik, 14:45| Përditesimi: 12 Korrik, 14:46

  • Share

Librazhd - Një 55-vjeçar u arrestua nga blutë e Librazhdit pasi ishte i shpallur në kërkim për "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë.

Katër ditë më parë (8 korrik) 55-vjeçari theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me fqinjën e tij, 25-vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë.

 Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij)”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?