Libri ‘Alarmi i rremë Corona’/ Shiten miliona kopje në Gjermani

27 Gusht 2020, 13:15| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 13:18

  • Share

‘Alarmi i rremë Corona’ i shkruar nga Karina Reiss, studiuese dhe pedagoge në Universitetin e Kiel, dhe Sucharit Bhakdi, specialist mjekësor në mikrobiologji dhe epidemiologji të infeksioneve është libri më i shitur në Gjermani javët e fundit sipas renditjes së përgatitur nga e përjavshmja ‘Der Spiegel’.

Ndërsa shifra e shitjeve llogaritet në disa milionë, libri vë në dyshim efektivitetin e masave te izolimit dhe bllokimit të ndërmarra në të gjithë botën dhe flet gjithashtu edhe për vaksinën e mundshme antiCovid.

Qëllimi i autorëve është të tonifikojë debatin, gjithnjë e më të polarizuar midis "katastrofistëve" dhe "mohuesve" të virusit, duke sqaruar me fakte dhe të dhëna shkencore "mendimet kontradiktore, lajmet false dhe informacionet e kontrolluara politikisht" që qarkullojnë mbi pandeminë. Gjithashtu në libër akuzohet qeveria gjermane dhe mediat në vend për menaxhimin e kontrolluar të numrave mbi vdekshmërinë nga infeksioni i Covid

Duke numëruar pa dallim rastet e Covid mes të sëmurë rëndë, të sëmurë me simptoma të lehta dhe asimptomatikët, autorët kanë dale në konkluzionin se ka shtrembërime në numra dhe se janë shpallur viktima të Covid shumë raste të dyshuara që kanë humbur jetën pasi janë testuar positive nga testi i tamponit.

Duke mos pasur mundësi të kryejnë ekzaminime të autopsisë në trupat e atyre të infektuar nga Sars-Cov-2, theksojnë ekspertët, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet me saktësi se sa kanë vdekur me të vërtetë deri më tani për shkak të Covid-19 dhe sa vdekje kanë qënë të shkaktuara nga patologjitë e mëparshme.

Sipas të dhënave të siguruara nga Bhakdi dhe Reiss, për më tepër, në të paktën tetë nga dhjetë raste të testuar pozitiv nga tamponi nuk tregojnë simptoma të sëmundjes dhe sipas autorëve, numri i infeksioneve duhet të jetë shumë më i lartë. Në dritën e kësaj konsiderate, shkalla e vdekshmërisë së virusit gjithashtu është shumë më e ulët nga sa është raportuar dhe sipas tyre ajo është e barabartë me vdekshmërin e shkaktuar nga një grip banal.

Në vëllimin citohet një studim shkencor i kryer në Marsejë dhe dhe thuhet se "Vdekshmëria e mbivlerësuar". Shkurt, Covid, siç shpjegojnë autorët, është më shumë ngjitës se gripi por më pak vdekjeprurës sesa koronaviruset e tjerë, siç janë Sars dhe Mers.

Në një intervistë të botuar dje në gazetën rajonale ‘Fuldaer Zeitung’, profesori Bhakdi nënvizon se megjithëse në disa vende ka një normë më të lartë të vdekjeve sesa në Gjermani, por sipas tij "Shifrat e vërteta të vdekshmërisë janë pak mbi mesataren vjetore".

Mediat, të cilat dy studiuesit akuzojnë, sipas tyre kanë kontribuar në "përhapjen e panikut" mes popullatës. Libri flet edhe për "efektin e Bergamos", duke iu referuar pamjeve të kamionëve të ushtrisë italiane që transportonin dhjetëra arkivole nga qyteti lombard. Sipas tyre, këto video të shpërndara nga media në të gjithë botën, mund të kenë ndikuar gjithashtu te autoritetet gjermane dhe vendet e tjera, të cilët paskësaj vendosën masat e bllokimit në gjithë Planetin.

Të dy autorët i quajnë mbylljet si një “kufizim i të drejtave themelore” që nuk treguan asnjë ndikim në trendin e kurbës së epidemisë, duke pasur parasysh që në 21 mars, në prag të futjes së masave kufizuese në vend, indeksi i Rt kishte rënë nga 3 në 1. Rasti i Suedisë, për Reiss dhe Bhakdi, është emblematik. Vendi skandinav, i cili ka zgjedhur të mos bllokojë jetën shoqërore dhe ekonomike, ka regjistruar një numër viktimash të barabartë ose më të ulët se ai i Italisë, Francës ose Spanjës dhe sot është ndër ata më pak të prekur nga efektet anësore të pandemisë, me PBB që ka rënë "vetëm" me 8 përqind.

Sidoqoftë, nuk janë aq shumë pasojat ekonomike të shkaktuara nga muajt e bllokimeve, por efektet që izolimi ka në shëndetin fizik dhe psikologjik të miliona qytetarëve. “Shumë operacione madhore në spitale janë shtyrë, të moshuarit lënë të vetëm në shtëpitë e pensioneve dhe fëmijët e detyruar të heqin dorë nga shkolla dhe jeta shoqërore”.

Ajo që iu bë fëmijëve "është pothuajse torturë", akuzon Bhakdi, i cili në ‘Fuldaer Zeitung’ argumenton se maskat e mbajtura nga fëmijët, për shembull në shkollë, kanë "efekte të dëmshme psikologjike".

Sipas dy akademikëve, zgjidhja është e thjeshtë: të mbrohen grupet e popullsisë më të rrezikuar dhe të lihet virusi Covi të marrë rrugën e tij. Fakti që 85 përqind e atyre që testohen pozitive nuk kanë simptoma, shpjegon Bhakdi për ‘Fuldaer Zeitung’, do të thotë që shumica e popullsisë tashmë është "imune". Prandaj, në shumicën e rasteve, thotë profesori, “vaksinimi potencialisht  mund të jetë i rrezikshëm”

Ndërkohë, në Gjermani po vazhdojnë protestat ku kërkohet dhënia fund e "diktaturës së maskave". Lëvizja Querdenken (mendimi transversal), po organizon një demonstrim të ri në kryeqytetin gjerman më 29 gusht për t'i kërkuar qeverisë ti jap fund masat kufizuese.

Kryebashkiaku i Berlinit, socialdemokrati Michael Mueller, i Intervistuar nga Bild ka deklaruar se ndaj atyre që do shkelin masat anticovid do të ketë sanksione

"Virusi është këtu, edhe pse nuk është i dukshëm, nuk ka ende asnjë vaksinë, madje as ilaçe për ta trajtuar atë", - ka deklaruar gjithashtu kancelarja Angela Merkel, duke komentuar rritjen e rasteve në javët e fundit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?