Bamir Topi dhe Sali Berisha

Libri autobiografik/ Bamir Topi: Sherri në telefon me Berishën për Xhuvelin e militantët

15 Maj 2019, 07:48| Përditesimi: 15 Maj 2019, 07:50

  • Share

Ish-presidenti Bamir Topi rrëfen përplasjet e forta me Sali Berishën në 2005 pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare. Shkak për përplasjen e parë është bërë lëvizje e Sali Berishës për të futur në qeveri, Lufter Xhuvelin, i cili kishte qenë ministër në qeverinë socialiste të Fatos Nanos. Sapo Topi kishte kritikuar afrimin e Xhuvelit në qeveri, ai kishte marrë një telefonatë nga Berisha. “Pa asnjë njoftim dhe konsultim, të paktën me mua, fton publikisht në qeveri Lufter Xhuvelin, ish-ministër i kohës së Nanos. Personalisht marrëdhëniet e mira me Xhuvelin ishin të mira. Të dy njiheshim qysh nga universiteti dhe për problematikat e bujqësisë, meqenëse të dy kishin qenë ministra në këtë dikaster. Problemi qëndronte në planin politik dhe për më tepër në mosrespektimin e komunikimit dhe vendimmarrjes. Të krijohej bindje se Berisha do të luante me të tjerë tani që ishte rikthyer në pushtet.

Në mbrëmje isha i ftuar në një studio televizive, ku midis të tjera u diskutua aleanca me Xhuvelin. Në fjalën time, përderisa nuk isha pyetur i them: ‘Nuk e di nëse kjo lëvizje është bërë thjeshtë për numra, për të forcuar disa mazhorancën, por politikisht nuk më duket korrekte. Kjo është larg parimeve të mia. Fillimisht ezaurohen burimet e brendshme, pastaj kalohet për aleatë të rinj’. Në mbrëmje vonë më telefoni Berisha, duke kërkuar arsyen pse fola në atë mënyrë. Unë iu përgjigja: “Do kishe bërë mirë që të më kishe thirrur për t’u konsultuar. Java në vazhdim nuk pati asnjë komunikim. Unë nuk isha pjesë e asnjë konsultimi për qeverinë që po lindte dhe për këtë arsye nuk u shfaqa asnjë ditë në zyrë. Ky ishte momenti i kryetarit të partisë dhe i takonte vetëm atij të njoftonte nëse duhet të takoheshim dhe kur”. E mbylli telefonin me nervozizëm”, shkruan Topi.

Sherri në telefon për militantët
Bamir Topi rrëfen një tjetër përplasje të fortë me Sali Berishën, ku në fund e paralajmëroi që mos t’i binte më telefonit të tij. “Pas një jave, pa asnjë komuniko, kur pothuajse gjithçka ishte vendor, me vjen një telefonatë nga Saliu. ‘Urdhëro!-i them. Pa komunikim normal pyetu: Ku je? –‘Po futem në shtëpi’. Sigurisht që ajo orë, rreth 15:30, kur nuk kisha impenjim tjetër do më gjende në shtëpi. Në fakt sapo ndahesha me një shokun tim Edmondin, i cili ishte në dijeni të ftohjes së fundit. Me një gjest për të ruajtur qetësinë, ai u afrua dhe po ndiqte bisedën. Ndërkohë Saliu vazhdoi në mënyrë taktike për të më vendosur në një raport me kërkesë llogarie: ‘Po mirë o z. kryetar, militantët e partisë kush do t’i presë Sali Berisha?’. Toni i tij ishte i plotë, si i njeriut që tani do të kishte në dorë gjithçka, sipas tij edhe komunikimin me kolegët e afërt.

Menjëherë iu përgjigja me sarkazëm: ‘Në mënyrë absolute jo! Sali Berisha e mbaroi punën me militantët, tani po merret me ndarjen e llokmave të pushtetit, madje edhe me Xhuvelin!”. Duke kuptuar menjëherë peshën e rëndë të kësaj bisede u duket sikur vrulli i fillimit iu këput në mes. Më tej vazhdova: “Ta kam bërë të qartë se me mua nuk mund të sillesh siç ke zakon me shumë të tjerë”. Ndërkohë Edmondi bënte gjeste për të më frenuar, pasi më njihte mirë në të tilla situata. Vazhdova duke përfunduar: ‘Të lutem këtij telefoni mos i bjer më! – dhe e mbylla si bisedë duke i kthyer reston e bisedës së fundit dhe në mendjen time dhe bashkëpunimit politik. Pavarësisht gjendjes psikologjike të mikut tim të pranishëm në këtë përplasje në telefon, u ndjeva i lehtësuar nga një peshëm që më shoqëronte gjatë gjithë periudhës së fundit”.

Takimi me Berishën dhe ndarja e posteve
Topi rrëfen sa pas përplasjes Berisha u frikësohej numrave në Kuvend. Ndaj, Berisha futi njerëz për t’u pajtuar. “Të nesërmen filluan angazhimet e miqve të mi në Kryesi që ishin futur nga ai për të normalizuar bisedat dhe pas gati dy ditësh pranova që të takoheshim për të vazhduar atë bisedë që do të thoshte shumë për një raport që nuk ishte më si më parë. Pasi u ula në poltronën e zyrës së tij e pash që e kishte të vështirë të fillonte bisedën. Tani gati po lunte në inferioritet.

–Urdhëro! – them duke mos e fshehur gatishmërinë për t’u përplasur sërish.

–Të thirra për të propozuar porcionin në qeveri! –tha, ndërkohë q vështrimin e kishte nga vetja e vet.

–Si të duket ministër i Reformave? – dhe vazhdoi duke më argumentuar rëndësinë e reformave, a thua se isha fillesat në politikë.

-Jo! –i them, -faleminderit!

-Po ministër Bujqësie? –vazhdoi ai.

Në këtë moment më doli në shteg për t’i thënë disa të vërteta të mëdha. –‘Unë kam qenë ministër Bujqësie 10 vjet përpara kur bujqësia kishte ushqimin, pyjet, ujërat dhe atëherë sapo ishte futur në politikë. Sot me gjithë dashurinë që unë kam për atë dikaster, t’i i ke hequr ujërat, pyjet dhe ia ke dhënë Mjedisit të Xhuvelit. Na çove pranë në pikën e fillimit të debatit, Jo nuk pranoj, - dhe kështu u ndamë në mbrëmje”,  rrëfen ish-kreu i shtetit.

Takimi i dytë për ndarjen e posteve

Topi rrëfen një tjetër takim me Berishën për ndarjen e postave pas ardhjes së PD në pushtet në 2005, pas dështimit të takimit të parë. “Të nesërmen kërkoi sërish të takoheshim. Kishe mbetur vetëm unë për të marrë pozicionin politike dhe shqetësimi kish filluar të dalë nga zyra e tij, nga bashkëpunëtorët që ishin njësh me të.

-Kam menduar Ministrinë e Integrimit! – tha pa bërë asnjë hyrje me fjalë të tjera.

-Jo, nuk futem në qeveri! –Fjalia ishte e prerë dhe u duke sikur po ndaheshim politikisht, ndërkohë vazhdova: ‘Edhe sikur të vendos të largohem mos ki merak se do ta dorëzoj mandatin!’. Bëri sikur nuk dëgjoi dhe vazhdoi me gjysmë zëri: ‘A dëshiron të vazhdosh në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar?

-Po, - i thash, atje do të vazhdoj. 

Pati një lehtësim nga kjo bisedë. Së paku fjalët që erdhën nga një njeri i afërt me të ishin: ‘E zgjidhëm problemin me Bamirin”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?