Libri i Princi Harryt

Bota

‘Spare’ i Princ Harryt, libri i rekordeve në Mbretërinë e Bashkuar

11 Janar 2023, 08:42| Përditesimi: 11 Janar 2023, 11:49

  • Share

Autobiografia e Princit Harry është bërë libri më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar, duke regjistruar shifrën e 400,000 kopjeve të shitura në ditën e parë të daljes. Rrëfimet e diskutueshme dhe të ‘forta’ në Spare janë bërë tituj e gazetave në javët para publikimit të tij, duke dalë më në fund në raftet e librarive të martën. Shifrat përfshijnë shitjet për backbacks, ebooks dhe audiobooks.

Larry Finlay, drejtori menaxhues i shtëpisë botuese “Transworld Penguin Random House”, tha:

“Ne gjithmonë e dinim se ky libër do të fluturonte, por po i tejkalon edhe pritshmëritë tona më të mëdha Me sa dimë, të vetmit libra që kanë shitur më shumë në ditën e tyre të parë janë ata me aktorin tjetër Harry (Potter).

Autobiografia përfshin pretendime se Princi William e sulmoi fizikisht atë, siç u raportua fillimisht nga Guardian . Harry akuzoi gjithashtu babanë e tij, Mbretin Charles, se kishte vënë në plan të parë interesat e tij.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?