Politikë

Libri pa hartën e Kosovës, reagon Besa Shahini: Gabim i paqëllimshëm!

22 Nëntor 2019, 09:38| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 09:58

  • Share

Një hartë në librin 'Qytetaria' për klasën e 8 fillore, ka sjellë reagimi të shumta në rrjet për shkak të një harte ku shfaqej harta e Ballkanit e pa rinovuar dhe ku Kosova ishte ende pjesë e Serbisë. Fotoja e hartës u publikua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, e cila ka shfaqur keqardhjen e saj për sa i përket faqes së librit me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit ndërsa shprehet:

"Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!"

Ajo nënvizon se ky gabim është i paqëllimshëm, ndërsa thekson faktin se janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. "Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!", shton ministrja Shahini.

Ndër të tjera, ajo shprehet:

"Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të reja. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t'i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë".



Postimi i Berishes

Komento

Komente

  • Kafsha: 22/11/2019 15:16

    Si ka mundesi qe s paska kontrolle? Moj Shahin nuk eshte puna i qellimshem ose jo , puna eshte se si rikuperohet skandal?! Duhet patur pergjegjesi në pune qe te mos krijojme skandale. Kaq te vakët jeni ore? Turp!

    Përgjigju
  • Aksi: 22/11/2019 11:42

    Kur ben dhe miku i Milloshit si i indinjuar per harten e Kosoves. Po mortja qe s'te ha, o Sali!

    Përgjigju
  • Papi: 22/11/2019 11:15

    Pse zonja shahini nuk na thua kush eshte shtepia botuese?

    Përgjigju
    • Arbëri: 22/11/2019 13:23

      E vertet kjo, levtë tregoj se ku jan botuar këto libra!

  • Alban: 22/11/2019 10:03

    Asnjë lloj kontrolli nga ministria e Arsimit!? Turp i madh, dhe shtypshkronjës duhet it vendoset një gjobë e fortë dhe jo vetëm asaj po dhe kush ka redaktuar librin, kjo punë vjen era M nuk më duket e paqëllimshme...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?