Panairi promovon leximin, lirinë dhe trashëgiminë letrare të qytetit të dijes.
Në mjediset e oborrit të Katedrales së Shkodrës nisi edicioni i parë i Panairit “Libri të ban të lirë”, një ngjarje e veçantë kulturore që për tre ditë me radhë do të mbledhë shkrimtarë, botues, artistë dhe dashamirës të librit nga Shqipëria e Kosova, në kryqendrën e veriut.
Në qytetin ku lindën shtëpitë e para botuese dhe dolën një plejadë e madhe kolosësh të letrave shqipe, nuk kishte më herët një panair. Prandaj lindi zanafilla për ta organizuar këtë periudhë, kur edhe qyteti njeh një rritje të numrit të vizitorëve nga trojet shqipfolëse dhe vendet e ndryshme të botës.
Ky është edicioni i parë i këtij panairi që synon të kthehet në një traditë vjetore që promovon leximin, lirinë dhe kulturën në qytetin e dijes.
Komente

Libri nuk te ben vetem te lire,te meson dhe te kerkon te perdoresh e te respektosh dhe gjuhen letrare.
PërgjigjuLibri sherben qe te mbash gjalle edhe dialektet, qe jane burimi kryesor ushqyes I cdo gjuhe.