Lea Ypi

Libri ‘Të lirë’ i Lea Ypit fiton çmimin e rëndësishëm në botë

4 Maj 2022, 22:59| Përditesimi: 5 Maj 2022, 00:01

  • Share

Shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka fituar çmimin “Ondaatje”, një çmim i cili jepet për librat që “sjellin më së miri shpirtin e një vendi dhe është ndër më të rëndësishmit në Mbretërinë e Bashkuar.

Juria e përbërë nga poeti Sandeep Parmar, autori Patrice Lawrence dhe shkrimtari Philippe Sands e kanë lartësuar librin e Ypit “Të lirë”, duke thënë se ka sjellë në mënyrë mjeshtërore duke vënë përballë rrëfimet madhështore dhe personale. Juristët vlerësuan gjithashtu mënyrën se si "puna e saj me humor të errët dhe thellësisht serioze" i bëri ata "të reflektojnë me forcë mbi nevojën për vërtetësi rreth historive që na tregohen dhe se si ne e negociojmë jetën tonë brenda tyre".

Ypi, mposhti 6 shkrimtarët e tjerë, teksa përveç rëndësisë që çmimi ka, shkrimtarja u vlerësua edhe me 10,000 £.

Një urim ka ardhur edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

“Urime për Lea Ypi  për fitimin e çmimit Ondaatje! Ky çmim, i dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë në Mbretërinë e Bashkuar, është një nga më të rëndësishmit në botë. Urime”, shkruan Kim.

 Më herët, Ypi është vlerësuar edhe me çmimin “Lumo Skëndo” me motivacionin “për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozofike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?