Bota

Liderët botërorë në 75-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi

6 Qershor 2019, 09:09| Përditesimi: 6 Qershor 2019, 09:47

  • Share

Festimet për 75 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në vitin 1944 në Normandi, përmes një opeacioni të madh të njohur me emrin D-Day, kanë nisur ditën e djeshme në Portsmouth, një nga portet e Britanisë së Madhe nga ku nisi operacioni i çlirimit.

Në përvjetorin e zbarkimit të trupave aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, u bënë bashkë Mbreteresha Elisabet, Presidenti amerikan Trump, Kryeministria Theresa May, Presidenti Macron, Kancelarja Merkel, Kryeministri kanadez dhe lider të tjerë nga e gjithë bota si dhe veteranë të betejës së madhe.

Mbreteresha Elisabet në fjalën e saj i bëri homazh heroizmit, guximit dhe sakrificave të të rënëve gjatë operacionit, operacion i cili përcaktoi fatin e botës.

Presidenti Trump pasi lexoi lutjen e Presidentit Ruzvelt ditën e zbarkimit në Normandi tha se: "Ndërsa jemi bërë bashkë për të nderuar të rënët, guximi dhe sakrifica e të cilëve në brigjet e Normandisë shënoi një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore, ne premtojmë se nuk do ta harrojmë kurrë borxhin që kemi ndaj tyre".

Mbreteresha Elisabet përshëndeti qindra veteran të mbledhur në Normandi për përvjetorin e operacionit më të madh ajror dhe detar në histori dhe ceremonia emotive u mbyll me eksibicione ushtarak detar dhe ajror.

Përgjatë 75 miljeve të Oqeanit Atlantik, në brigjet e Normandis, humbën jetën 4000 ushtarë. Mijra varre në kujtim të amerikanëve që dhanë jetën për të ndihmuar Europën për të qënë e lirë. Varret e bardhë u përfunduan se ngrituri në vitin 1950, kohë kur familjet amerikane dhanë lejen që bijtë e tyre të varroseshin krah shokëve me tjetër kombësi, të rënë në këtë betejë.

Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?