Katër liderët kosovarë në avion

Bota

Incidenti/ Kulla ajrore e Tiranës për pak i ‘dorëzoi’ krerët e Kosovës në Serbi

18 Korrik 2018, 15:16| Përditesimi: 19 Korrik 2018, 23:48

  • Share

Një pakujdesi nga ana e kullës ajrore të Tiranës për pak sa nuk çoi në një incident diplomatik mes lidërve kosovarë dhe shtetit serb.

Nga pakujdesia e kullës, avioni privat i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, që po transportonte delegacionin kosovar në Bruksel të përbërë nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj, kishte udhëtuar në vijën ajrore të territorit të Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë e cila kontrollohet nga shteti serb.

Ka qënë drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu, pjesë e bordit të avionit, ai që e ka bërë publik lajmin duke u shprehur se tre ish-krerët e UÇK-së, tani liderë të institucioneve më të larta të Kosovës, mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe.

Pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit direksione drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe u vu re dhe u evitua nga Pacolli, i cili i dha urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë dhe më pas të shkonin sërish drejt Brukselit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?