Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ka folur në një intervistë për televizionin rus të transmetuar nga agjencia Ria Novosti, duke iu rikthyer deklaratave të Papës për mizorinë e treguar në konfliktin në Ukrainë nga çeçenët dhe burjatët.
"Unë nuk ndihem i ofenduar nga Papa , ai është shumë i vjetër për t'u ofenduar me të. Luftëtarët janë njerëzit më të mirë, sepse ata sakrifikojnë veten për të tjerët por ai nuk mund ta kuptojë këtë. Ai jetoigjithë jetën e tij diku në një manastir ose nuk e di ku dhe për mendimin tim ai harroi se çfarë po ndodh në botë, çfarë është jeta ", tha lideri çeçen.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Hakerat rusë sulmojnë faqet online të NATO-s! Kadyrov: Jemi gati për të pushtuar Kievin
F.D/ReportTv.al