Lideri i grupit ekstremist ‘’Proud Boys’’  bashkëpuntor me forcat e rendit.

27 Janar 2021, 18:09| Përditesimi: 27 Janar 2021, 18:12

  • Share

Lideri i grupit ekstremist ‘’Proud  boys ‘’ Enrique Tarrio, ka një të kaluar si bashkëpunëtor me forcat e ligjit federal dhe lokal, si i infiltruar.

‘’Proud Boys’’ ishte i përfshirë në kryengritjen vdekjeprurëse të 6 Janarit në Capitol.

Të dhënat e zbuluara nga Reuters janë befasuese sepse zbardhin faktin se një lider i një grupi ekstremist tashmë nën mbikëqyrje të rreptë nga forcat e rendit dikur ishte një bashkëpunëtor aktiv i hetimeve kriminale

Në seancën e Miamit një prokuror federal, një grup hetimi i byrosë federale, si dhe avokati i Tarrio’s e përshkruan punën e tij duke thënë se ai kishte ndihmuar autoritetet të ndiqnin penalisht më tepër sesa një dyzinë njerëzish që në disa raste përfshinin lëndë narkotike, kumar, dhe trafikim njerëzish.

Gjatë një interviste me Reuteurs Tarrio  mohoi të kishte punuar si agjent i infiltruar apo të kishte patur bashkëpunime rastesh kundër të tjerëve.

Unë nuk njoh asnjë prej tyre – tha ai kur u pyet për dokumentin federal.

Zyrtarët e ruajtjes së rendit si dhe dokumenti i gjykatës bien në kundërshtim me pohimin mohues te Tarrio’s.Në një deklaratë për shtyp për Reuters ish prokurori federal që merrej me rastin e Tarrio’s, Vanessa Singh Johannes, konfirmoi se kishte bashkëpunuar me zyrtarët lokalë të rendit për të ndihmuar në ndjekjen penale të të arratisurve, ndarjen e aktiviteteve kriminale të cilat varionin që nga shtëpitë e rritjes së Marjuanës ne Miami deri në skemat piramidale të mashtrimit farmaceutik.

36 vjecari Tarrio është një figurë e njohur që organizon dhe drejton krahun e djathtë të grupit ‘’Proud Boys’’ gjatë përballjeve të tyre  me grupet Antifa, lëvizje majtiste që në disa raste janë mjaft e dhunshme.

Komento

Komente

  • Morra: 28/01/2021 07:14

    ...euro-amerikan, qe kujtojn se kapen ate nga ato sepse ofrojne masa caca-cole 1,5 l nlokale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?