Naim Qassem

Lideri i Hezbollah: Do të godasim qendrën e Tel Avivit

20 Nëntor, 16:31| Përditesimi: 20 Nëntor, 19:27

  • Share

“Pas sulmeve të përgjakshme izraelite në Bejrut, ne do të godasim qendrën e Tel Avivit”, tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, në një deklaratë për mediat.

Gjithashtu, ai shtoi se Hezbollah nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Izraelin që cenon “sovranitetin” e Libanit.

Më herët, në një mbledhje me rreth 100 ambasadorë, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sàar, tha se Izraeli "do të donte të arrinte një marrëveshje që i reziston kohës", duke shtuar se shteti hebre dëshiron të ruajë "lirinë për të vepruar nëse ka shkelje" nga Hezbollahu.

Për kreun e diplomacisë izraelite, armëpushimi, mbi të cilin po punon i dërguari i posaçëm amerikan Amos Hochstein, sipas të cilit është bërë përparim në bisedimet, do të ishte një mundësi që Libani të rifitonte sovranitetin e tij tani që Hezbollahu është dobësuar

Saar i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të investojë në Liban, i cili po vuan nga një krizë e rëndë ekonomike, duke argumentuar se ushtria libaneze duhet të forcohet.

Lajmi në përditësim…

Ora 19:25
Hamasi kundër vetos së SHBA në OKB: Përgjegjës i drejtpërdrejtë për gjenocidin në Gaza

1732127204_AFP2024111936MU6C3v1High.jpg

Gaza

Shtetet e Bashkuara janë "drejtpërdrejt përgjegjëse për luftën gjenocidale të Izraelit" në Gaza. Kështu komentoi Hamasi në një shënim për veton e Uashingtonit ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në enklavwn palestineze.

"Edhe një herë Shtetet e Bashkuara kanë dëshmuar të jenë partnere të drejtpërdrejta në agresionin kundër popullit tonë, të jenë kriminelë, të vrasin fëmijë dhe gra, të shkatërrojnë jetën civile në Gaza dhe të jenë drejtpërdrejt përgjegjëse për Lufta gjenocidale dhe spastrimi etnik, ashtu si pushtimi”,- reagon grupi palestinez.

Ora 17:06
SHBA: Për t'i dhënë fund luftës në Gaza, është e nevojshme lirimi i pengjeve

Foto: Robert Wood

SHBA ka bllokuar me veton e saj projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të përgatitur nga 10 anëtarët jo të përhershëm, e cila bën thirrje për "një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm" në Gaza, "lirimin e të gjithë pengjeve", dhe gjithashtu "hyrje e sigurt dhe e papenguar e ndihmës humanitare në shkallë të gjerë". Teksti mori 14 vota pro dhe një veto amerikane.

"Shtetet e Bashkuara kanë punuar për javë të tëra në mirëbesim për të shmangur këtë rezultat. Përfundimi afatgjatë i luftës në Gaza kërkon lirimin e pengjeve, këto dy aspekte janë të lidhura në mënyrë të pandashme" tha  zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB Robert Wood.

“Rezoluta do të kishte dërguar mesazhin e gabuar për palët, dhe se strategjia e Hamasit është e suksesshme” shtoi ai duke nënvizuar se nuk është Izraeli ai që po pengon marrëveshjen e armëpushimit, por Hamasi”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • smi ttropo: 20/11/2024 19:34

    cfar pritet prej plakut matuf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?