Për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive” theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyçe, që do të garantojnë këto reforma.
"Reformë kushtetuese, politike, zgjedhore, reforma që do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur. Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje. Administrata dhe burimet qeveritare të mos kenë rol në zgjedhje. Mediat të mos jenë instrument i manipulimit të votuesve.
Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë.”- vuri në dukje lideri i opozitës, i cili beson se “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.”
Basha theksoi se “qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negoçiatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.”
Për Lulzim Bashën, sfida më e vështirë do të jetë beteja për të futur Shqipërinë në rrugën e vërtetë të përparimit me një një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme, duke luftuar kundër monopolove, kundër klientelizmit dhe kundër kapjes së ekonomisë.
Lajmi kryesor:
Mbyllet paqësisht protesta e opozitës! Basha: Tashmë aksion i ngjeshur politik, i shtypim pa mëshirë kriminelët /Video
G.M./r.k./ReportTv.al