Kemal Kiliçdaroglu

Lideri i opozitës turke reagon ashpër ndaj mafies serbe: Largohuni nga qytetet tona ose do ju këpusim kokën

6 Nëntor 2022, 21:11| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 21:16

  • Share

Kreu i një bande serbe ka zbuluar krime të tmerrshme të kryera në Turqi. Për këtë ka reaguar ashpër kreu i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu duke i bërë thirrje në gjuhën serbe që të largohen nga Turqia. Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Kemal i thotë mafies serbe që të marrë paratë e pista e të largohet.

“I bëj thirrje karteleve serbe: Largohuni nga qytetet tona. Ne do t'ju shkatërrojmë. Merrni paratë tuaja të pista dhe largohuni. Ju paralajmëroj se do ju këpusim kokat.

Thashë paraja e zezë sjell pronarin e saj. Të gjithë llumrat mafioze të botës erdhën në qytetet tona me paratë e tyre. Tashmë në kopshte po kryhet kontrolli trupor. Ajo që shihni është vetëm një kokërr rërë në det”, shkroi Kiliçdaroglu në Twitter.

Kjo vjen pas asaj që u gjet në kopshtin e një vile në Sariyer, ku qëndronte kreu i bandës serbe, Zeljko Bojanic, i përfshirë në trafikun e drogës. Ai u kap në vilën e tij në Stamboll pasi akuzohet për vrasjen e një tjetër serbi, Rosto Mijonoviku. Me dyshimin se mund ta kishte varrosur viktimën në oborrin e shtëpisë ekipet e policisë gjetën trupat e varrorurave të 3 grave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?