Abdul-Malik al-Houthi
“Operacionet nga fronti jemenas për të mbështetur popullin palestinez vazhdojnë me raketa dhe dronë kundër armikut izraelit,” tha kështu udhëheqësi i Houthi-ve në Jemen, Abdul-Malik al-Houthi, pas armëpushimit midis Hezbollahut libanez dhe Izraelit.
“Shpresoj që të gjithë, si në ushtri ashtu edhe në popull, të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona dhe që, me ndihmën e Zotit, do të bëjnë më shumë – tha ai në një deklaratë për Al-Masirah – kundër armikut izraelit.”
“Ne, në frontin jemenas, po bëjmë më të mirën për të mbështetur palestinezët,” theksoi lideri i Houthi-ve, të cilët akuzohen për mbështetje nga Irani.
Që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ata kanë lëshuar raketa dhe dronë në drejtim të Izraelit, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kryeministri i Izraelit: Nëse shkelet armëpushimi në Liban, kam udhëzuar ushtrinë për luftë të ashpër
K.M/ReportTv.al