Kosova & Rajoni

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti propozon dy figura pikante për postin e Presidentit të Kosovës

14 Dhjetor 2019, 16:21| Përditesimi: 14 Dhjetor 2019, 16:55

  • Share

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka propozuar disa emra për president të shtetit.

Sipas disa mediave të Kosovës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LVV-së, lideri i kësaj partie ka dal me propozime për njërin prej posteve kryesore të vendit.

Figura e parë që ka propozuar Kurti është shkrimtari, Rexhep Qosja, për të cilën LDK-ja nuk ka aspak afërsi. Ndërsa, i dyti është nga familja Jashari. Bëhet fjalë për Murat Jasharin, i cili edhe më parë përflitej për postin e presidentit.

Mirëpo, këto propozime të Kurtit duket të jenë larg realitetit pasi LDK-ja kusht kryesor për futje në bashkëqeverisje ka postin e presidentit të Republikës.

Vlen të theksohet se edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së është vendosur përfundimisht që në rast se nuk plotësohet ky kusht, atëherë LDK-ja mund të mos e nënshkruaj marrëveshjen e koalicionit me LVV-në.

Komento

Komente

  • Jeff Gashi: 16/12/2019 22:00

    e Pse Jo një Grua???!!!...

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/12/2019 17:08

    Yne mendoj presidenti te jet nga Shqiieria dhe ja vlen Flamir Noka rshte dhe koke mushke dhe rob i trashe i zgjuar ja kalon dhe magjarit

    Përgjigju
  • O tej: 15/12/2019 17:06

    Qosja eshte i pa arritsgem kollos

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 15/12/2019 11:44

    Akademik Rexhep Qosja,monumenti I gjale I vlerave kulmore kombetare te kultures,historise se leteresise,politikes dhe gjithdijes shqiptare,Nese nuk pengohet nga mosha dhe shendeti, mund te kontestohet vetem nga ata,madje edhe disa nga akadmeiket e ASHAK qe, nuk jane te nivelit as te dijes se Tija. Peronaliteti I dyte, nga familja Jashari, I propozuari eshte me gjitha vlerat kombetare te deshmuara per liri dhe clirim te Kosoves, e cila kecnohej nga fanitja sllave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?