Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka mohuar përfshirjen iraniane në sulmet vdekjeprurëse të nisura nga Hamasi të shtunën. Ai tha se "ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin".
Ndër të tjera Khamenei tha se Izraeli është fajtor për vrasjen masive të Hamasit, raporton BBC.
Teksa Irani tregoi mbështetjen e Hamasit nga dita e parë e sulmit, lideri i vendit u shpreh: Ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist. Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike në Izrael, të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e vetë regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi.
Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe furnizimin me trajnime dhe armë për militantët.
Lajmi kryesor:
Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje
S.S/ReportTv.al