Lideri opozitar rus nominohet për Çmimin Nobel për Paqen nga grup shkencëtarësh amerikan

18 Shtator 2020, 13:00| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 13:02

  • Share

Lideri opozitar rus Alexei Navalny, është propozuar si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, nga profesorët  e Universitetit Rutgers të Nju Xhersit, njoftoi një nga profesorët  Sergei Erofeev në Facebook.

“Duke luftuar për të drejtat e njeriut në vendin tonë, për të drejtat politike dhe ekonomike, për të drejtën e votës dhe për drejtësinë, Navalny po jep një kontribut në luftën globale për këto ideale që po përballen me kohë të vështira,” - shpjegoi Yerofeyev për televizionin e pavarur rus Dozh

Sipas Erofeev, profesorët mund të mbështeten nga zyrtarë qeveritarë ose përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.   

Më 20 gusht, politikani rus u shtrua urgjentisht në spital gjatë kthimit të tij në Moskë nga Tomski.

Ai u ndje keq gjatë fluturimit dhe avioni u ul urgjentisht në Omsk.

Më vonë, një laborator i veçantë i Bundeswehr kreu një provë toksikologjike dhe arriti në përfundimin se politikani rus ishte helmuar me një substancë të agjentit neuro-paralitik nga grupi Novichok.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?