Kryeministri Edi Rama dhe Sviatlana Tsikhanouskaya

Politikë

Liderja e opozitës bjelloruse tregon detaje nga takimi me Ramën: I kërkova që në të ardhmen Shqipëria të strehojë të burgosur politikë bjellorusë

30 Shtator 2021, 20:24| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 20:26

  • Share

Të burgosurit politik në Bjellorusi mund të strehohen në Shqipëri në të ardhmen, kështu bëri me dije Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, ndërsa konfirmoi se kjo ishte një ndër pikat për të cilat foli me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit një ditë më parë.

Për "Top News", Tsikhanouskaya u shpreh se  të burgosurit politik në Bjellorusi kanë vuajtur shumë dhe se vendi ynë mund të bëjë shumë me programet e rehabilitimit.

"Ndonjëherë vendet e vogla, vendimet e tyre janë më të rëndësishme se të vendeve të mëdha sepse çdo vend ka një zë të fuqishëm, veçanërisht nëse ai vend merr pjesë në Organizata Ndërkombëtare. Shqipëria mund të bëjë shumë për Bjellorusinë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe Shqipëria mund t'i presë në të ardhmen. Me Ramën folëm për programin e rehabilimit dhe për evente kulturore në Shqipëri", tha ajo.

Sviatlana Tsikhanouskaya vizitoi vendin tonë për herë të parë ditën e djeshme, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama, ndërsa gjatë takimit me kreun e qeverisë u diskutua mbi demokracinë në Bjellorusi. Po ashtu Tsikhanouskaya zhvilloi edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.

Tsikhanouskaya ka garuar kundër Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe pas humbjes në zgjedhje dhe kërcënimeve të vazhdueshme ajo është larguar për në Lituani, ku edhe mori azil politik.

Komento

Komente

  • D.D: 01/10/2021 16:18

    Ishalla vdes ky hale që nuk la rrac e ngjyrë në botê pa sjell ktu.do zoti ikën për lesh anej nga Dubai . Ptu mër rrac e qelbët mër anti Shqiptar mër legen krijes. Mi mori zoti ment e bom fushat për ty nga emigrimi o qelbsinë komtare. Vdeksh n’ven

    Përgjigju
  • pop: 30/09/2021 19:15

    ngjo un jetoj ne mozambik, a ka mundesi te nis nja 5000 mozambikas ne shqiperi? se kemi degjuar qe esht komb pa popull, kshuqe mund te hyj te dali cdo njeri ne kete bote, edhe te mari toke sa te doje

    Përgjigju
  • Aida: 30/09/2021 18:33

    Hajde lider suprem global hajde. Pasi i rregulloi te gjitha ketu, po mundohet te rregulloi boten. Ne fillim Afganistanin, tani Bjellorusine. A i ka thene njeri qe ka rene termet ne Haiti? Te marre edhe ca nga ata se duhen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?