Liderja e opozitës në Bjellorusi refuzon ndihmën e Perëndimit

2 Shtator 2020, 10:58| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 14:01

  • Share

Liderja e opozitës bjelloruse Sveatlana Tsikhanouskaya, tha për Zërin e Amerikës se kriza politike tani për tani është vetëm çështje e brendshme.

Deklaratën ajo e bëri pasi BE, SHBA dhe OSBE-ja, janë shprehur të hapura për të ndërhyrë për të krijuar rrugët e dialogut mes palëve në Bjellorusi, të tensionuara prej javësh për shkak të manipulimit të zgjedhjeve në vend nga presidenti Alekasandër Lukashenko.

Tikhanovskaya tha se “populli Bjellorus ka përgjegjësi për atë që po ndodh" dhe se ata duhet ta zgjidhin vetë situatën.  Por në të ardhmen ajo e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

"Nëse ndodh që do të na duhet një ditë ndihma e vendeve të tjera, ndihmë ose ndërmjetësim për bisedime, natyrisht çdo vend që dëshiron të na ndihmojë me këtë çështje është i ftuar".

Tikhanoouskaya, përsëriti qëndrimin e saj se Bjellorusia duhet të mbajë zgjedhje të reja, të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Lukashenko në pushtet për 26 vjet, nuk ka dhënë ndonjë shenjë se është i gatshëm për kompromis me opozitën, pavarësisht protestave të vazhdueshme dhe grevave masive që kanë paralizuar pjesë të vendit në tre javët e fundit.

Ndërkohë sot, Ministri i Jshtëm rus Sergei Lavrov tha se "Bashkimi Europian dhe NATO, me deklaratat e tyre aspak konstruktive, kanë shtuar tensionet në situatën e krijuar në Bjellorusi’

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?