Përsëri e njëjta këngë: liderët e PD-së duan revoltë popullore.
Përse?
Kundër kryeministrit aktual.
Për çfarë? Për asnjë propozim.
Po pse duhet realisht revolta?
Për të sjellë destabilizim.
Po destabilizimin e Shqipërisë përse e duan?
Ashtu sikurse edhe përpara një viti: për të shpëtuar gjënë e vjedhur.
A mund të shpjegohet më qartë kjo?
Shumë e thjeshtë: të shkatërrohet Shqipëria nga një luftë e brendshme anarkike, që këta të korruptuar që tani janë kapur dhe do të jenë pas një muaji subjekte të Prokurorisë së Posaçme, të largohen lirshëm nga Shqipëria me gjënë e vjedhur në korrupsion.
Po Rama?
Edhe ky këtë po kërkon dhe kuptohet se ka shpresë te këta. Bashkë janë, dhe këtë e kanë përpjekjen e fundit.
Ku dallohet ky projekt destabilizues i përbashkët Rama - Berisha?
Është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar: Si mund të ngresh një shumësi personash ti pa iu thënë atyre se çfarë do të fitojnë me revoltën e tyre, dhe çfarë do të fitojë shoqëria në përgjithësi? Asgjë. Asnjë propozim.
Po si e mendojnë revoltën?
Kanë shpresë që në destabilizimin e Shqipërisë do marrë pjesë edhe policia e shtetit.
Po a mund të ndodhë kjo?
Si ëndërra e gomarit më duket, por gjithsesi Berisha e kompani e shpresojnë, se Rama ka rikthyer në polici drejtorët e Berishës të pushuar në këta dy vjetët e fundit.
Sali Berisha, ish-kryeminister dhe Lulzim Basha, kryetar i PD
Liderët e PD duan revoltë popullore për të sjellë destabilizim
Liderët e PD-së duan revoltë popullore.Është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar: Si mund të ngresh një shumësi personash ti pa iu thënë atyre se çfarë do të fitojnë me revoltën e tyre, dhe çfarë do të fitojë shoqëria në përgjithësi? Asgjë. Asnjë propozim.
Avokat kjo qeveri nuk eshte bere per ta rrezuar por per ta varur sepse vetem te gjobvenia e shqiptareve e ka mendjen dhe u bene 2 vite qe niveli i sigurise dhe sherbimeve qe ju ofron shqiptareve ka shkuar ne nivele minimale si rezultat i shtresezimit te skajshem niveli i varferise eshte ne max,por nga ana tjeter opozita me ata dy persona qe e drejtojne nuk ngjall aspak shprese sepse po bejne lojra fjalesh dhe asnje alternative konkrete si mund te dalesh nga kjo gjendje,une nuk jam per rrotacion por per revolucion per te hequr nga pushteti kete plehra politike por edhe ju analiste dhe oligarke dhe per nje rishperndarje pasurie duke ju a sekuestruar oligarkeve ate qe kane marre ,por keq me vjen edhe drejtesia e re qe pretendon ti se po vinte nga Amerika nuk po ngjall me besim,aq me shume qe edhe Trump tani e ka kthyer "o mete per vete' prandaj kot mos bej gam gam shijo pensionin.
PërgjigjuProvoni besimin e arbit rit, ne demokarci me sovr ani vendos kush do hyje ne sherbim te tija, jo rruga e rrogaqeria.Ju me votene sovr anit ku rrenh e ku rures nu mmerrni qeveri sje,kete e keni provuar kur qeverisnit dhe humbet,kur ju dhane gjashte mi nitri dhe kont rolli I zgjedhjeve dhe humbet rrast.Do bumbeni vazhdimisht se "goja jua ben".Ju jeni vaster,hajdut e kriminel .Popullui ka "shijuar" qeverisjen tuaj.Nese ju beson per se dyti do ta mallkoje historia.
Përgjigju