Kronikë

Durrës/ Si dështoi superatentati me 50 kg tritol në fabrikën e çimentos në pronësi të gjermanëve 2 ditë më parë! S'u ndez kapsolla elektrike, shmanget tragjedia (VIDEO)

18 Gusht 2021, 10:21| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 10:54

  • Share

Një tragjedi mund të ishte shkaktuar në Shkozet para dy ditësh, nëse superatentati i përgatitur ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës do të ishte realizuar me sukses.

Nga burime policore jo zyrtare Report Tv mëson se firmës së ndërtimit i është bërë tentative për atentat me 50 kg tritol, një sasi që nëse do të shpërthente do të shkaktonte pasoja katastrofike, por zyrtarisht policia nuk është shprehur. I vetmi njoftim ishte ai i ditës së ngjarjes më 16 gusht rreth orës 03:15 të mëngjesit, kur persona të paidentifikuar u futën në fabrikë dhe vendosën lëndën eksplozive që nuk shpërtheu.

Burime konfidenciale thonë se kanë qenë të paktën 3 pereona, të gjithë të maskuar dhe fillimisht kanë lidhur me natriban rojen e fabrikës, më pas kanë montuar tritolin duke e lidhur 33 kallepe me njëri-tjetrin me kapsollat elektrike, por shpërthimi nuk ka ndodhur, për arsye ende të paqarta. Sipas ekspertëve të policisë, me shumë gjasa, atentatorët kanë vendosur një bateri me fuqi elektrike tepër të vogël për të shkaktuar shpërthimin e një sasie aq të madhe tritoli.

Autorët e kanë instaluar gjithandej eksplozivin në masë të konsiderueshme për një orë e gjysmë dhe nëse do të kishte shpërthyer do ishte shkaktuar një masakër. Roja e ndërmarrjes, duke arritur të lirohet, ka dhënë alarmin duke mundësuar në këtë mënyrë dhe gjetjen e tritolit. Gjatë dëshmisë së tij nuk ka mundur të përshkruajë asnjë prej autorëve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se firma e çimentos Eurotech Cement (ish- Italcementi) aktualisht ka mbi 5 aksionerë shqiptarë dhe gjermanë, ndërsa administrator është Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria.

Autoritetet ende nuk kanë një përgjigje kush janë autorët që qëndrojnë pas këtij atentati. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se kjo tentativë për shpërthim ka në prapavijë konkurencën, por nuk përjashtohet që e gjitha të jetë një mesazh kërcënues për bashkëaksionerët.

Disa janë alternativat e dështimit të planit, njëra që porositësit nuk kanë dashur ta shpërthejnë lëndën plasëse por e kanë përdorur si kërcënim ose tritoli nuk ka plasur si pasojë e mungesës së profesionalizmit, duke mos bërë mirë kalkulimet.

Megjithatë i pashpjegueshëm është fakti se përse mungon një dalje publike e zyrtarëve të Policisë së Shtetit për të hedhur dritë mbi dështimin e një superatentati me 50 kilogramë tritol, një sasi që në vendin tonë jemi mësuar ta dëgjojmë vetëm në shpërthimet e kontrolluara të ndërtesave të mëdha pa leje.

Forcat e rendit dhe sigurisë janë në kërkim të çfarëdolloj kamere, targe dhe gjurme që do t'i çojë te tre të maskuarit që vendosën 50 kilogramë tritol, për të zbardhur më tej ngjarjen se kush fshihet pas.

Ora 13:10
Atentati i dështuar në fabrikën e çimentos, roja: 3 autorët e maskuar më lidhën! Aksionerët deklarojnë se s'kanë patur konflikte

Zbardhet dëshmia e rojes së fabrikës së çimentos në Durrës, ku ishte përgatitur një atentat me 50 kg tritol, por që nuk u realizua me sukses. Në dëshminë e tij ai ka thënë se autorët kanë qenë 3 persona të gjithë të maskuar. Kur janë futur në fabrikë e kanë lidhur dhe më pas kanë shpërndarë tritolin.

"Kam qenë në krye të detyrës. Autorët kanë qenë 3 persona të maskuar, kanë ardhur në të gdhirë më kanë lidhur dhe kanë hyrë në mjediset e fabrikës duke vënë tritolin. Kur u lirova njoftova policinë", ka thënë ai.

Edhe aksionerët e pyetur kanë thënë se nuk dinë të kenë pasur probleme me subjekte të tjera.

Komento

Komente

  • Hason Talebani: 19/08/2021 11:53

    Mos u tallni me miellin e gjermanit!

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2021 23:38

    Kerkoni per gjurme gishtash dhe ADN te natribanti qe lidhen rojen dhe tek tritoli dhe kapsollat!

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/08/2021 09:38

    Hulumtoni bandat vrastare serbe që është mbushur Durrësi me ta ! Sepse tani duhet të tregohet se ”ballkani i happur” do funkcionoi duke ndjekur Gjermanin dhe BE-n nga Shqipëria dhe që serbia të instalohet në Durrës! Ky është km i k që që Ne e ”duam”

    Përgjigju
    • tani: 19/08/2021 08:56

      Patjeter kan qene tropojan.Vetem ato jane ne gjendje te kryejne te tilla maskalleqe e poshtersi.Po nuk i larguat nga qytetet kryesore keshtu do vazhdoj kjo pune.PATJETER ASHT E NEVOJSHME TE IZOLOHEN.Kusht.THJESHTE JANE TURMA INJORANTESH,E KATILASH QE VETEM KTE PUNE DIN TE BEJNE.

    • Raul: 18/08/2021 21:30

      Injorant,analfabet.

    • WTF: 18/08/2021 11:55

      O zot sa saliban qe qenke! Ik e izolohu per nja dy muaj se na hape barkun me jashteqitjen tende mendore.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?