Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës: Disa anëtarë të Vetëvendosjes në Tiranë kundër vendit tonë! Të nisin hetimet, ka prova

27 Dhjetor 2022, 22:18| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 22:31

  • Share

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar hetime nga institucionet e Kosovës pasi sipas tij disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë tendenca kundër Republikës së Kosovës dhe aleatëve të vendit. Kjo akuzë është artikuluar nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku i cili thotë se Dejona Mihali, Hysamedin Feraj e Elvis Hoxha, kanë bërë fushatë kundër aleatëve të vendit.

“Si është e mundur, që sot të më duhet të mbroj trupat e KFOR-it në Kosovë, që janë trupa në anën e Kosovës dhe popullit të saj, si mund me kaq lehtësi të sulmojmë publikisht sjelljen e aleatëve tanë kryesorë. Është e papranueshme, s’e pranon as LDK as qytetarët e Kosovës. Kanë nisur të sulmojnë edhe ndërmjetësuesit amerikanë në vazhdimësi, e kuptoj që s’u ka pëlqyer administrata Trump, çfarë problemi kanë me administratën Biden.” – tha ai.

Abdixhiku madje, ka shtuar se për këtë ka mjaftueshëm prova.

“Ata kanë rol qeveritar. Unë kam kërkuar edhe nga institucionet e sigurisë të merren me këtë çështje, institucionet e pavarura të sigurisë. Çdo vendim i tyre është kundër institucioneve të sigurisë. Jemi në një moment kritik, historik për vendin, duhet të ecim me aleatët tanë. Kosova duhet të jetë në Uashington të kërkojë ndihmë për situatën në veri. “Unë kërkoj publikisht institucionet këtë punë kanë, një grup politik me vendimmarrje që vazhdimisht atakon Kushtetutën, orionetimet e Kosovës përfshirë NATO-në, është material i mjaftueshëm. Duhet të ngrisim zërin kundër çfarëdo tendence që e kthen Kosovën kundër diskursit euroatlantik që e ka.” – shtoi kryetari i LDK-së.

Ky reagim vjen në një kohë kur në veri të Kosovës situata është e tensionuar dhe prej më shumë se 18 ditësh janë kanë vendosur barrikada në kufij. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik: 28/12/2022 09:29

    Fshati digjet e kurva krihet! Këtyre, të gjithëve, nuk u rruhet as për Kosova e as për Shqipëri. Mjerë kjo tokë se c'jetojnë mbi të.

    Përgjigju
  • Iris: 28/12/2022 02:37

    Abdixhiku me kujton Bizantin qe ndersa po binte para hordhive turke,akoma brenda mureve te tij debatohej per ceshtje te tjera ,doktrina e dogma me sakte.Kosova eshte ne rrezik kurse LDK e perdor kete per interesat e veta elektorale.

    Përgjigju
  • Grüezi: 28/12/2022 01:39

    Jo në emër të Kosovës kurr por në emrin tënd privat! Nuk guxon ti njerzit më të mirë me i ndjekë se edhe 100 jetë me i pasë nuk mundesh me thurë një fjali si Elvis Hoxha apo Hysamedin Feraj. Kastravec.....

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/12/2022 22:53

    Ky është kodoshi i Isa Mustafa Beogradit

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 27/12/2022 23:02

      Arberor pse eshte kodosh i Isa Mustafes se po thote te verteten ? Vv e mister binit erdhi ne tirane per te votuar kunder kryeministrit shqiptar ku erdhi dhe vete kurti si zagar i milloshevicit duke perkrahur saliun ,paske memorje te shkurte o arberor por nuk te shkon ky emer o kelysh miu.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?