Presidenti Bajram Begaj

Lidhja e Prizrenit, Begaj: Simbol qëndrese dhe sakrifice, mbajti gjallë shpirtin kombëtar të Kosovës

10 Qershor, 11:32| Përditesimi: 10 Qershor, 11:48

  • Share

Simbol të qëndresës dhe sakrificës e ka cilësuar presidenti i vendit Bajram Begaj, lidhjen e Prizrenit, mbajtur më qershor 1878..

Begaj me një postim në rrjetet sociale, ditën e sotme e ka kujtuar këtë ditë si një ngjarje me rëndësi për kombin shqiptar, ndërsa shkrun se kjo lidhje mbajti gjallë shpirtin kombëtar të Kosovës.

“Lidhja e Prizrenit shënjon një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare dhe nisjen e lëvizjes për të bashkuar të gjitha trojet e të gjithë shqiptarët.  Ajo që ndodhi më 10 qershor 1878, ku patriotë nga çdo krahinë e vilajeteve shqiptare deklaruan në një zë se çdo pëllëmbë tokë nga dheu shqiptar do të mbrohet me gjak, ishte një akt sublim që dëshmon fuqinë e një kombi, shpirtin e një populli për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe identitetin kombëtar. Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare Fryma e Lidhjes së Prizrenit shoqëroi kryengritjet para pavarësisë, ajo frymë ishte në Kuvendin e Vlorës dhe po ajo frymë mbajti gjallë shpirtin kombëtar në Kosovë për gati një shekull pushtim serb, derisa solli pavarësinë.  Nderim përjetë patriotëve dhe luftëtarëve të Lidhjes  historike të Prizrenit”, shkruan Begaj.

 

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?