VIP & Spektakël

Lidhja që nuk zgjati, zbulohet shkaku i ndarjes së Jonida Vokshit dhe DJ Sardit

15 Prill 2019, 20:44| Përditesimi: 15 Prill 2019, 20:46

  • Share

Një nga çiftet më të komentuara në media e që nuk e konfirmuan kurrë lidhjen e tyre, Jonida Vokshi dhe Sardi Shehu i kanë dhënë fund romancës disa mujore. Miqtë e tyre flisnin për një histori shumë romantike dhe të bukur mes tyre, por që ka marrë fund.

“Panorama plus” bën të ditur se shkak i ndarjes ka qenë xhelozia e cila është bërë shkak për konfliktet mes tyre, duke qenë se Sardi është shumë i lakmuar nga vajzat në jetën e natës.

Miq të tyre të afërt kanë treguar se Jonida nuk e shoqëron më Sardin në netët e tij ku luan në club-et e njohur të Tiranës.

Dyshja kanë fshirë njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale duke i dhënë fund historisë së tyre të shkurtër.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?