Ish konkurrentët e Për'puthen Andi Shehu dhe Melisa Lleshi ka qenë gjthnjë në qendër të mediave orzë pas daljes së tyre si çift nga emisioni.
Pas gjithë peripecive për të qenë sëbashku, mesa duket çifti nuk arriti të qëndronte pranë njëri-tjetrit.
I ftuar në një emison Andi ka folur për herë të parë për ndarjen nga Melisa duke u shprehur se të dy e bënë lidhjen toksike.
“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallallëqe. Sherri i fundit që u ndamë ishte për fjalë goje. Të zihesh tre herë në ditë i lë punët dhe gjërat e tua personale pas dore. Për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike. Në momentin që bëhet toksike më mirë të ndahesh”.
I pyetur nëse e bëri ai lidhjen toksike, Andi tha: “E bëmë të dy”.
Ish-çifti i “Për’puthen” duket se e ka përdorur për famë dhe followersa lidhjen pasi janë ndarë dhe ribashkuar disa herë duke reaguar në rrjetet e tyre sociale. Pak janë më parë, Andi fshiu të gjitha fotot që kishte me Melisën në Instagramin e tij.
Nga ana tjetër i shpejt ishte edhe reagimi i Melisës e cila fillimisht vendosi që të mbajë vetëm një video të edituar, ku duket dyshja e përqafuar.