Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano dhe bashkeshortja

Lidhje jashtë martesë, ministri italian i kërkon falje gruas e Melonit

5 Shtator, 17:35| Përditesimi: 5 Shtator, 17:40

  • Share

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano, është bërë kryefjalë e mediave të huaja, pasi u zbulua se kishte marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të famshme në rrjetet sociale.

Gruaja, Maria Rosaria Boccia, publikoi disa dokumente që sipas saj tregojnë se ajo ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune.

Në një intervistë televizive, Sangiuliano hodhi poshtë pretendimet se Boccia ishte e punësuar në ministrinë e Kulturës, por pranoi se ka një lidhje mes tyre. Gjithashtu, ai sqaroi se shpenzimet e udhëtimeve me 41-vjeçaren nuk janë mbuluar nga buxheti i ministrisë, por ishin shpenzime personale.

I përlotur, ministri italian i Kulturës i kërkoi falje familjes për momentet e vështira që po përjeton, si pasojë e tradhtisë së tij dhe presionit mediatik. Së fundmi, ministri italian, dorëzoi dorëheqjen kryeministres Georgia Meloni, por ajo nuk e pranoi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?